...::: Matura Kucova 2007 Forum:::...
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

...::: Matura Kucova 2007 Forum:::...

Administrata e Matura.Forum-2007.Com ju uron te gjithe Shqiptareve kudo ne bote lumturi dhe suksese ne jete. Nese doni t'i permiresoni shanset tuaja per shoqeri, vizitoni Matura.Forum-2007.Com
 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shpallet formulari A2, plotësimi deri në 9 korrik 2008

Shko poshtë 
AutoriMesazh
FaBieNi
WebMaster
WebMaster
FaBieNi


Numri i postimeve : 7
Join date : 10/12/2008
Age : 34
Location : Kucove

Shpallet formulari A2, plotësimi deri në 9 korrik 2008 Empty
MesazhTitulli: Shpallet formulari A2, plotësimi deri në 9 korrik 2008   Shpallet formulari A2, plotësimi deri në 9 korrik 2008 Icon_minitimeThu Dec 11, 2008 4:02 am

Shpallet formulari A2, plotësimi deri në 9 korrik 2008

Shpallet formulari A2, plotësimi deri në 9 korrik 2008 Buton1
MASHn ka shpërndarë në Drejtoritë Arsimore formularët A2 dhe maturantët do të
kenë afat deri një ditë para provimeve me zgjedhje, deri në 9 korrik,
për të plotësuar këtë formular. Edhe këtë vit maturantët do të zgjedhin
10 programet e studimit, të renditura sipas preferencave. MASH
këshillon të gjithë maturantët të presin shpalljen e rezultateve të
provimeve të detyruara Gjuhë-Letërsi dhe Matematikë, para se ta
plotësojnë këtë formular, për të zgjedhur 10 programet e preferuara në
bazë të pikëve të grumbulluara. Ashtu si edhe një vit më parë, Agjencia
Kombëtare e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL) do
të realizojë përcaktimin e fituesve sipas parimit Meritë – Preferencë,
sipas të cilit: 1. Parimi i meritës përcaktohet sipas pikëve të
grumbulluara në bazë të rezultateve të shkollës së mesme dhe të
provimeve të Maturës Shtetërore. 2. Parimi i preferencës i cili
përcaktohet nga vullneti i kandidatëve, i shprehur nëpërmjet
preferencës më të lartë të zgjedhur prej tyre. Si plotësohet A2, 5
hapat Me anën e Formularit A2 merren të dhënat për notën mesatare të
shkollës së mesme të maturantit dhe 10 preferencat e tij për programet
e studimit në Institucionet e Arsimit të Lartë. Për të marrë Formularin
A2, nxënësi duhet të ketë kryer pagesën prej 2000 lekësh në një bankë
ose në Postën Shqiptare dhe të paraqesë faturën e pagesës së kryer.

Hapi
1 Maturantët mund të fotokopjojnë këtë formular për tu praktikuar, por
duhet të dorëzojnë formularin origjinal të plotësuar. Ata duhet të
lexojnë me kujdes udhëzimin për plotësimin e A2.

Hapi 2 Në fillim mësuesi kujdestar bashkë me maturantin plotësojnë mesataren e shkollës së mesme me numra dhe me fjalë.

Hapi
3 Pasi është vendosur për programet e studimit të preferuara dhe
renditjen e tyre, plotësohet kodi i programit të studimit për secilën
preferencë, nga preferenca 1 deri në preferencën e 10.

Hapi 4
Pas kësaj në kaudratin pranë programit të studimit, do të vendosni
numrin e preferencës. Kodi i programit të studimit, i shënuar te tabela
e preferencave, duhet të jetë i njëjtë me atë ku është shënuar numri i
preferencës përkatëse. P.sh. nëse në preferencën 1 është shënuar
programi i studimit 015, atëherë në kuadratitn pranë programit të
studimit 015 duhet të shënohet numri 1.

Hapi 5 Maturanti, mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës duhet të plotësojnë emrin, mbiemrin dhe të firmosin formularin A2.

Si
të rendis preferencat? Para se të rendisni preferencat duhet të bëni
një llogaritje të përafërt të pikëve që keni grumbulluar nga rezultatet
e mesatares së shkollës së mesme dhe provimeve të detyruara
Gjuhë-Letërsi dhe Matematikë. Pas kësaj konsultoni te Guida e Maturës
Shtetërore 2008 pikët minimale për cdo program studimi që kanë bërë
fitues, kandidatët e një viti më parë. Në këtë moment ju do keni një
ide se cfarë programe studimi duhet të zgjidhni brenda 10 të
mundshmeve. Pas kësaj formoni një listë ku programet e studimit i
rendisni jo vetëm sipas preferencave, por edhe mundësisë që ju keni për
të fituar në këto preferenca. Pra, e para (programi i parë) do të jetë
dega që preferoni më shumë dhe, e dyta ajo që preferoni, nëse nuk do të
fitoni në Preferencën e parë, e kështu me radhë deri te preferenca 10.
Është e detyrueshme që të mbushen të 10 kutitë e Preferencave, ndryshe
Formulari quhet i pavlefshëm. Nëse nuk keni 10 preferenca, kutitë mund
ti plotësoni me tre 0.

Formulari A2.
Kliko ketu per te shkarkuar Formularin A2
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://matura.forumsq.net
 
Shpallet formulari A2, plotësimi deri në 9 korrik 2008
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lexo me kujdes rregulloren e forumit [ 2008 ]

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
...::: Matura Kucova 2007 Forum:::... :: Portali i Forumit-
Kërce tek: