...::: Matura Kucova 2007 Forum:::...
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

...::: Matura Kucova 2007 Forum:::...

Administrata e Matura.Forum-2007.Com ju uron te gjithe Shqiptareve kudo ne bote lumturi dhe suksese ne jete. Nese doni t'i permiresoni shanset tuaja per shoqeri, vizitoni Matura.Forum-2007.Com
 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Universiteti i Tiranes, ne 5 me te miret e Evropes!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ares
Antar/e
Antar/e
Ares


Numri i postimeve : 8
Join date : 10/12/2008
Age : 36
Location : Zurich

Universiteti i Tiranes, ne 5 me te miret e Evropes! Empty
MesazhTitulli: Universiteti i Tiranes, ne 5 me te miret e Evropes!   Universiteti i Tiranes, ne 5 me te miret e Evropes! Icon_minitimeWed Dec 10, 2008 1:32 pm

Universiteti i Tiranes, ne 5 me te miret e Evropes


Ajo qe kishte nisur si nje levizje e thjeshte studentore, as qe ishte menduar te finalizohej me nje triumf. Kompeticioni i radhes ne Kanada vertetoi realisht se studentet e Universitetit te Tiranes nuk te mahnisnin vetem me anglishten perfekte, por edhe me projekte ambicioze ne fushen e sipermarrjes se lire. Gjashte projekte te Universitetit te Tiranes u prezantuan dhe ngjallen kureshtje te vecante nga ana e jurise, mes 1 000 universitetesh nga e gjithe bota. “Ky vleresim nuk eshte vetem kaq. Kjo tregon se shkolla shqiptare po integrohet ne nivele nderkombetare edhe me cilesi, duke hyre ne gare me universitete prestigjioze qe kane nje tradite ne sipermarrje. Arritem te hyjme ne gare, madje edhe te leme pas vende si Kanadaja, Suedia apo Japonia”, - tregojne dy pedagoget qe kane punuar me studentet, erofesor Halit Xhafa dhe dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, duke kujtuar se vleresimi i projekteve qe u prezantuan u be nga nje komision prej 200 vetesh, me emrat me te njohur te biznesit ne rang nderkombetar. Prezantimi i bere perpos kornizes se percaktuar tregoi se nje brez te rinjsh, te ardhur nga nje vend i vogel, kishin realizuar projekte te cilat jo vetem jane nje shkendije bashkepunimi mes bizneseve dhe studenteve, por edhe nje mundesi e cila u jep kryesisht studenteve te Ekonomikut te flasin pertej arritjeve ne shkolle. Ketu nis edhe zanafilla e punesimeve te tyre ne tregun vendes, pse jo edhe ne ate nderkombetar.
Kupa e botes

Per tri dite me radhe, nga datat 5-7 tetor, mbi 1 200 studente, rreth 400 biznesmene te suksesshem dhe 100 profesore universitetesh nga 45 vende, moren pjese ne Kupen e Botes 2005 ne Toronto, Kanada. Mes 45 skuadrave SIFE te perzgjedhura ne konkurset kombetare, Universiteti i Zimbabvese u shpall Kampion Bote, ndersa Universiteti Drury i SHBA-se u rendit ne vend te dyte. Ne pjesemarrjen e tij te dyte radhazi ne nje eveniment te tille nderkombetar, Universiteti i Tiranes arriti te kaloje ne finale duke u renditur mes 5 skuadrave me te mira ne Evrope qe vinin nga vende me tradite ne arsimin e larte si Mbreteria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Rusia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ares
Antar/e
Antar/e
Ares


Numri i postimeve : 8
Join date : 10/12/2008
Age : 36
Location : Zurich

Universiteti i Tiranes, ne 5 me te miret e Evropes! Empty
MesazhTitulli: Re: Universiteti i Tiranes, ne 5 me te miret e Evropes!   Universiteti i Tiranes, ne 5 me te miret e Evropes! Icon_minitimeWed Dec 10, 2008 1:35 pm

Projektet

18 projekte Made in Albania, u prezantuan ne kompeticionin e SIFE ne Kanada. Drejtori Ekzekutiv i SIFE per Shqiperine, Jorida Tabaku, shpjegon se ky prezantim ishte kurorezimi i punes njevjecare te studenteve dhe ishte vertet i rendesishem, por akoma me i rendesishem eshte ndikimi i punes se ketyre studenteve ne jeten e komunitetit. “Projektet kane qene te gjithanshme ne fushen e sipermarrjes, turizmit, etikes ne biznes, dhe edukimit te rinise me principet e ekonomise se tregut. Ne fokusin e projekteve, turizmi i periferise se kryeqytetit ishte nje prej tyre, ku u perfshine banoret e Pezes edhe Petreles”. Studentet ndihmuan qe ne keto zona te hapeshin dyqane, ku prodhimet tradicionale artizanale, jo vetem qe rriten te ardhurat, por ishin nje hap, i cili celi mundesine e integrimit te turizmit ne keto zona.

Ishte emocionuese - tregon koordinatori i SIFE Saimir Sallaku - tek shikoje interesin e gjithanshem qe u tregua per skuadren shqiptare. Kjo jo vetem per prezantimin ne konkurs dhe projektet, por edhe per gjate shkembimit kulturor qe eshte kthyer ne nje aktivitet tradicional te evenimentit nderkombetar. Gjate ketij ekspozimi, te pranishmit paten mundesi te njiheshin me bukurite natyrore dhe potencialet ekonomike qe ofron Shqiperia per bizneset dhe turistet nderkombetar. Gjate vizites ne stenden e Shqiperise kryebashkiaku i Torontos, David Miller, u shpreh se “Kisha degjuar per Shqiperine, por tani po ndjehem i mahnitur me bukurite e saj”. Suksesi i sivjetshem ne Kanada pret tani me shume projekte dhe po kaq vemendje nga ata qe mbeshtesin financiarisht qe jane emrat e njohur te biznesit. Nje nder mbeshtetesit e SIFE, Behar Male, qe shoqeroi ekipin si perfaqesues i Shqiperise ne jurine nderkombetare, shprehet mjaft entuziast per punen e studenteve dhe mendon se iniciativa te tilla duhet te mbeshteten fuqishem dhe te perbejne urat lidhese midis bizneseve dhe universiteteve. Nderkohe nje tjeter mbeshtetes, Andi Derhemi, drejtor i investimeve 2K Group, pohon se mbeshtetja duhet te behet e qendrueshme dhe te kaloje ne nivelin e bordeve keshilluese, per te promovuar levizjen SIFE dhe ndikimin qe ka puna e studenteve ne komunitetin tone.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ares
Antar/e
Antar/e
Ares


Numri i postimeve : 8
Join date : 10/12/2008
Age : 36
Location : Zurich

Universiteti i Tiranes, ne 5 me te miret e Evropes! Empty
MesazhTitulli: Re: Universiteti i Tiranes, ne 5 me te miret e Evropes!   Universiteti i Tiranes, ne 5 me te miret e Evropes! Icon_minitimeWed Dec 10, 2008 1:35 pm

Çfare eshte SIFE?

SIFE (Students In Free Enterprise) eshte nje levizje studentore nderkombetare, krijimi i se ciles daton qysh me 1975-en, nderkohe qe nga mesi i viteve 90 shtriu shume shpejt rrjetin e saj nga Amerika ne te gjithe globin. Kjo levizje ka si qellim t’u jape studenteve mundesi per te konkretizuar njohurite e tyre ne vizione per te ardhmen dhe projekte qe mund te shfrytezohen ne dobi te biznesit duke krijuar mundesi ekonomike ne komunitetet ku ata jetojne. Skuadra e pare e SIFE ne Shqiperi eshte krijuar ne mars te vitit 1996, duke u perqendruar fillimisht vetem ne Fakultetin Ekonomik te kryeqytetit, nderkohe qe me pas rrjeti u zgjerua, derisa ne tetor te po ketij viti SIFE Albania kishte strukturat e saj ne 5 universitete te tjera. Me shume se 1 100 studente jane perfshire deri me sot ne me shume se 270 projekte SIFE, duke permiresuar jeten e gjashte komuniteteve te rendesishme universitare, atyre te Tiranes, Kamzes, Shkodres, Korces, Vlores dhe Elbasanit.


PROJEKTI I BURGUT

Nje nga projektet e ideuara dhe zbatuara nga te rinjte e SIFE Albania, eshte ai i punesimit te grave te Burgut 325 ne kryeqytet. Ne bashkepunim me dy firma te prodhimit te kepuceve, te rinjte e SIFE angazhuan 58 gra te denuara ne nje prej proceseve te dores, pasi ishin trajnuar fillimisht. Ato arriten qe duke punuar per nje pierudhe kohe ne kete projekt, u shperblyen financiarisht dhe nje pjese te te ardhurave ia derguan te afermve, ndersa nje pjese i perdoren per qellime personale. Projekti i dha nje mundesi jo vetem grave te denuara, por edhe biznesit, qe perpos perfshirjes ne projekt, te ndihmonin edhe ne integrimin e tyre.




Marre nga Shekulli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Universiteti i Tiranes, ne 5 me te miret e Evropes! Empty
MesazhTitulli: Re: Universiteti i Tiranes, ne 5 me te miret e Evropes!   Universiteti i Tiranes, ne 5 me te miret e Evropes! Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Universiteti i Tiranes, ne 5 me te miret e Evropes!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
...::: Matura Kucova 2007 Forum:::... :: Portali i Forumit-
Kërce tek: